Eksportet e mallrave arritën vlerën 403 miliardë lekë, duke u ulur me 9.8 %, krahasuar me një vit më parë. INSTAT publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme, sipas të cilit edhe importet e mallrave shënuan rënie me 6.5 %, duke arritur vlerën e 800 miliardë lekëve. Deficiti tregtar arriti vlerën 397 miliardë lekë, duke u ulur me 2.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë “materiale ndërtimi dhe metale” me 6 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2.1 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 1.6 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “ushqime, pije, duhan” me 1 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.01 pikë përqindje. Ndërsa grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 1.8 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 0.8 pikë përqindje, etj. Pozitivisht ka ndikuar grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 3.3 pikë përqindje.
Eksportet e mallrave, 403 miliardë lekë gjatë 11-mujorit
RELATED ARTICLES