Eksportet e Kinës u rritën me një ritëm më të ngadaltë në prill dhe importet patën një rënie të fortë duke sinjalizuar se rikthimi i pritshëm në ekonomi, pas heqjes së kontrolleve të Covid-19, nuk ka gjasa të zgjasë shumë. ”Eksportet shënuan një rritje vjetore prej 8,5% në muajin prill”, njoftoi të martën Administrata e Përgjithshme e Doganave. Ekonomistët kishin parashikuar që dërgesat të rriteshin me 8,0%, pas një fitimi prej 14,8% në mars. Nga ana tjeter importet ranë me 7,9% në vit, që ishte shumë më e madhe se rënia e marsit me 1,4% dhe parashikimi i ekonomistëve për një rënie prej 5,0%. Si rezultat, bilanci tregtar tregoi një suficit prej 90,21 miliardë dollarë në prill. Ky ishte mbi nivelin e pritur prej 71,6 miliardë dollarësh. Suficiti arriti në 88,2 miliardë dollarë në mars. Eksportet në SHBA u ulën me 6,5% nga një vit më parë dhe importet ranë rreth 3% në prill. Sondazhi i fundit i Menaxherëve të Blerjeve tregoi se biznesi i ri i eksporteve u rrit vetëm pak në prill pas një reduktimi të pjesshëm në mars. Rritja e sektorit privat u moderua në prill nga niveli më i lartë i nëntë muajve. Megjithëse ritmi i rritjes ishte më i ngadaltë që nga janari, zgjerimi i përgjithshëm ishte solid. Të dhënat zyrtare të fundit sugjeruan se ekonomia e Kinës u rimëkëmb në fillim të vitit, pas heqjes së kufizimeve të lidhura me pandeminë. Ekonomia u rrit me një ritëm më të shpejtë prej 4,5% në tremujorin e parë pas rritjes prej 2,9% të shënuar në tremujorin e katërt të 2022. Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte parashikuar që ekonomia e Kinës të rritej me 5,2% këtë vit dhe 4,5% në 2024. atsh
Eksportet e Kinës me rritje të ngadaltë, importet në rënie
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on