Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar, 681 milionë lekë

Eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar, 681 milionë lekë

Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar shënuan rënie gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, teksa importet u rritën. Referuar raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave, eksportet drejt Britanisë llogariten 681 milionë lekë nga 729 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2022-shit. Sipas INSTAT-it, importet gjatë periudhës janar-maj llogariten 3.5 miliardë lekë, nga 3 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2022. Pas daljes nga Bashkimi Europian, Shqipëria ka nënshkruar në fillim të vitit 2021 një marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut. Marrëveshja siguron që mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Referuar analizave dhe të dhënave zyrtare, ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments