Eksportet bujqësore vijojnë trendin në rritje të qëndrueshme.
Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit tetor të këtij viti arritën sasinë 31.300.77 tonë.
Krahasuar me një vit më parë, eksportet bujqësore shënuan rritje në sasi me +3.98 %.
Vitet e fundit produktet bujqësore Made in Albania po konsolidojnë praninë e tyre në tregjet e huaja.
Shifrat në trend pozitiv tregojnë rritje të cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend, ndërsa skemat e mbështetjes kanë nxitur fermerët të shtojnë investimet në prodhim dhe teknologji.
Sipas MBZHR-së, gjatë tetorit, vlera e eksporteve bujqësore shënoi shifrën e 4.49 miliardë lekëve.