Eksportet bujqësore nuk janë prekur nga kriza e rritjes së çmimeve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se gjatë periudhës janar-gusht 2022, eksportet bujqësore janë rritur edhe në sasi dhe në vlerë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu në 8 muaj janë eksportuar 332 mijë tonë produkte, me një rritje prej 50 mijë tonë në krahasim me vitin 2021. Gjithashtu rritje ka shënuar edhe vlera në eksporte. Sipas MBZHR, vlera e eksporteve shënoi në 37.5 miliardë lekë apo 320 milionë euro, me rritje prej 58 milionë eurosh apo 22.1 %. Referuar bilancit të eksport-importeve, importet bujqësore përgjatë kësaj periudhe kanë shënuar rënie. Importet bujqësore në 8 mujorin e këtij viti shënuan sasinë 802 mijë tonë produkte, me rënie në afro 66 mijë tonë krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht se sasia e importuar ka rënë, vlera me të cilat janë blerë këto produkte është rritur me 21.4 miliardë lekë krahasuar me 8 mujorin e vitit 2021.http://ata.gov.al/2022/09/13/eksportet-bujqesore-rritje-prej-50-mije-tone-krahasuar-me-2021/