Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEksportet bujqësore arritën në 224.985 tonë në 6 muaj

Eksportet bujqësore arritën në 224.985 tonë në 6 muaj

Eksportet bujqësore kanë shënuar rritje edhe në 6-mujorin e parë të këtij viti. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale statistikat zyrtare të eksporteve bujqësore, “made in Albania”, çka tregojnë për një rritje me ritme dyshifrore. Sipas të dhënave, sasia e eksporteve bujqësore u rrit me 44 mijë tonë produkte, me bazë vjetore. Në fund të 6-mujorit të parë eksportet bujqësore arritën në 224.985 tonë kundrejt 181.271 tonë që ishte në të njëjtën periudhë një vit më parë, ose 24% më shumë.

Gjithashtu eksportet bujqësore kanë shënuar rritje edhe në vlerë. Me bazë vjetore eksportet u rritën me 46.3 milionë euro. Në fund të qershorit 2022 eksportet e produkteve bujqësore shënuan vlerën e 227.5 milionë eurove, kundrejt 181.2 milionë eurove që ishin në vitin 2021, ose 25.5% më shumë. Politikat dhe injektimi i mekanizmave mbështetës për zhvillimin rural të vendit po mbështesin rritjen e qëndrueshme të bujqësisë dhe po nxisin angazhimin e të rinjtë në këtë sektor. Mbështetur në treguesit statistikorë, bujqësia do të vijojë rritjen gjatë vitit 2022, e shtyrë nga zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me perime, investimet në zinxhirin e magazinimit dhe eksportit, si dhe rritjes së kërkesës së jashtme për prodhimet shqiptare.

https://ata.gov.al/2022/07/14/rama-eksportet-bujqesore-arriten-ne-224-985-ton-ne-6-muaj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments