Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkpozitë fotografike kushtuar traditave të zonës së Mirditës

Ekpozitë fotografike kushtuar traditave të zonës së Mirditës

Në “Europe House”, në Tiranë, sot çelet ekspozita “Mirdita në Fotografi”, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 janar. “Mirdita në Fotografi” do të përmbajë punime fotografike të artistes Nadia Abazi, fotografi të kullave të Mirditës të realizuara nga dashamirës të trashëgimisë, si dhe video-instalacionin “Saharaja” të artistes ndërdisiplinore, Abi Shehu. Ekspozita do të përmbajë edhe instrumente muzikore të vjetra të zonës së Mirditës, pjesë e koleksionit personal të studiuesit dhe muzikologut Mark Luli. Kuratori i kësaj ekspozite është Andi Tepelena. “Mirdita në Fotografi” organizohet nga Art Kontakt dhe EcoKult në kuadër të projektit “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore përmes Turizmit Krijues dhe të Përvojës – CulTour” i mbështetetur nga programi EU4Culture, i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments