Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEkonomia rritje në gjysmën e dytë të vitit

Ekonomia rritje në gjysmën e dytë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se, “projeksionet e BSH-së, sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe presionet inflacioniste do të vijnë në reduktim gjatë dy viteve të ardhshme”. Ai theksoi se, aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit. Në konferencën për mediet, Sejko tha se, në tremujorin e dytë, ritmi i rritjes ekonomike ka shfaqur shenja ngadalësimi, si pasojë e pasigurive për të ardhmen, e rritjes së kostove të prodhimit dhe e reduktimit të kërkesës së huaj. Sipas tij, këto pasoja janë shfaqur në formën e shtrenjtimit të faturës së importeve, si dhe të një ecurie më të ngadaltë të investimeve private e publike. Ai deklaroi se tregjet financiare vazhdojnë të jenë të qeta. “Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur tendenca forcimi, ndërsa transmetimi i normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, si në vend ashtu edhe në Eurozonë, po shfaqet gjithnjë e më i plotë”, theksoi ai. Sejko tha se, edhe pse normat e interesit të produkteve kryesore financiare, depozitave, kredive dhe letrave me vlerë të qeverisë kanë ardhur në rritje, ato vijojnë të mbeten akomoduese për rritjen. “Në përgjigje të tyre, kredia vjetore vijon të shfaqë flukse mujore pozitive, ndonëse ritmi i rritjes ishte në ngadalësim gjatë muajit tetor. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë është e kënaqshme dhe shfaq tendenca përmirësimi”, tha Guvernatori.https://ata.gov.al/2022/12/21/sejko-ekonomia-rritje-ne-gjysmen-e-dyte-te-vitit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments