Turizmi vijon të mbetet një ndër sektorët kryesorë që do të kontribuojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë edhe në vitet në vijim. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, deklaroi se ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritmet pozitive të rritjes, duke u zgjeruar me rreth 4% në vitin 2026.
Banka e Shqipërisë parashikon gjithashtu që kreditimi të mbetet një element i rëndësishëm për mbështetjen e investimeve, duke kontribuar në zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik dhe në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.





