Vëzhguesit e yjeve u hasën duke u gdhirë dita e sotme me një pamje të jashtëzakonshme. Një Hënë të kuqe si gjaku, sipas BBC. Sipas astrologëve planeti ynë ishte i pozicionuar drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës për disa minuta. Në atë kohë Hëna ra plotësisht në hijen e Tokës, duke e kthyer përkohësisht në një nuancë të errët të së kuqes. Ngjyra e saj u krijua nga rrezet e diellit të projektuara përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës. Eklipsi hënor përkoi me një ngjarje të veçantë – një super Hënë, koha kur Hëna është më afër Tokës në orbitën e saj dhe për këtë arsye duket më e madhe se zakonisht. Në Greqi, shikuesit u mblodhën në Tempullin e Poseidonit pranë Athinës për të vëzhguar hënën përpara eklipsit të plotë. Në Evropë, fenomeni ishte i dukshëm vetëm për disa kohë për shkak të perëndimit të Hënës. Por, në kontinentin amerikan, zonat me qiell të pastër kanë pasur një pamje më spektakolare.
Eklipsi i Hënës
RELATED ARTICLES