Bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur kampion i “UK Open”, në disiplinën “9 gurë”. Sportisti i KS Tirana fitoi kundër gjermanit Joshua Filler, me rezultatin e thellë 13-4, duke ngritur edhe një herë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Eklent Kaçi ka marrë kështu trofeun e dytë për këtë sezon, pasi më parë u shpall kampion bote në disiplinën “10 gurë”. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për kurbinasin, pasi tashmë ai i afrohet shumë sigurimit të një vendi në “Mosconi Cup”, ku përballen 5 më të mirët e Europës me të SHBA-së. atsh