Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEkipi i Tiranës për vajza, kampion i “Lëvizjes Sportive Shkollore”

Ekipi i Tiranës për vajza, kampion i “Lëvizjes Sportive Shkollore”

“Lëvizja Sportive Shkollore”, mes shkollave të mesme në basketboll finalizoi sot me një takim emocionues garën mes ekipeve të vajzave të qarkut Tiranës dhe Shkodrës, duke shpallur kampion ekipin e Tiranës. Kryeministri Edi Rama përcolli momentet e gëzimit për fitoren, ndërsa theksoi se për të ardhur deri këtu në të gjithë vendin janë organizuar deri tani në këtë lëvizje 10,000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të Shkollave të Mesme, si edhe 350 trajnerë volejbolli dhe basketbolli. Lëvizja sportive në shkolla është nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për masivizimin e sportit mes nxënësve. Nga projekti “Ekipet sportive në Shkolla” përfitojnë direkt më shumë se 10,000 vajza dhe djem, në shkallë vendi, të cilët aktualisht ndjekin studimet në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete. Gjithashtu janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit për të dyja gjinitë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments