Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEgnatia leksion Partizanit

Egnatia leksion Partizanit

Pasi ka luajtur të shtunën 3 takimet e para, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ulur të dielën siparin e javës së 10-të të saj me dy takimet e luajtura pasdite. Në duelin e zhvilluar në Stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, skuadra vendase ka pritur kryesuesen e renditjes, Partizanin, që e mbylli fazën e parë e shkëputur 4 pikë nga ndjekëset më të afërta. Por rrogozhinasit kanë luajtur si të barabartë në pjesën e parë, duke patur madje një epërsi më të lehtë ndaj kryeqytetasve, ndonëse duhet theksuar se kanë munguar rastet e pastra për shënim për secilën palë. Sidoqoftë, një pjesë e parë që dukej se po mbyllej me rrjeta të paprekura, ka shpërthyer në minutat shtesë së saj, aty ku fillimisht Egnatia fiton një 11-metërsh, që merr edhe konfirmimin e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), dhe është Fernando Medeiros që ruan gjakftohtësinë dhe e dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë, në fund të 3 minutave shtesë, që në fakt janë bërë 5 për shkak të 11-metërshit, është Zejnullai që përfiton nga çoroditja e Partizanit dhe gjen edhe golin e dytë të rrogozhinasve. Pjesa e dytë do të shohë Partizanin të këmbëngulë që nga fillimi për të gjetur golin që do të rihapte duelin, por pa rezultat, pasi Egnatia mbrohet dhe synon të godasë me kundërsulme. E nga një i tillë do të jetë Zejnullai që finalizon me sukses dhe përshëndet rrjetën, duke gjetur golin e tij të dytë vetjak në këtë ndeshje dhe të 3-tin për skuadrën vendase, 3-0. Në takimin tjetër të pasdites, edhe Tirana dhe Kukësi e kanë lënë gjithçka për në fund të pjesës së parë, aty ku Hasani i ka kaluar bardheblutë në epërsi në të 43-tën, por Basha rikthen barazinë në shifra, duke realizuar për verilindorët në minutën e dytë shtesë. Por pjesa e dytë do të flasë për kryeqytetasit, që do të përfitojnë nga mbetja me 10 lojtarë e Kukësit për gjysmëorën e fundit të ndeshjes dhe do të rikthehen në epërsi në minutën e 72-të, kur Behiratçe kthen në rrjetë një goditje të lirë të Kallakut, dhe do të do të vulosin fitoren në shifrat 4-1 me brazilianin Patrik Monteiro, që realizon 9 minuta para fundit të kohës së rregullt dhe me 11-metërshin e saktë të Limajt në minutën e 87-të.https://sport.rtsh.al/artikull/egnatia-leksion-partizanit-tirana-ben-poker-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments