Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEgnatia ,fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë

Egnatia ,fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë

Egnatia shpallet ekipi fitues i edicionit të 71-të të Kupës së Shqipërisë , pasi mundi me rezultatin minimal 1-0 Tiranën në stadiumin “Elbasan Arena”. Goli i vetëm i kësaj finaleje për rrogozhinasit u shënua nga Xhekson në minutën e 114-të të takimit. Një finale mjaft interesante nga të dyja ekipet, që prodhuan 120 minuta shumë të luftuara. Në pjesën e parë të takimit, bardheblutë mbeten me një lojtar më pak në minutën e 25-të, pasi arbitri Jorgji akordon një karton të kuq për Berishën, i cili bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Xhekson. Megjithatë, nuk mungojnë rastet nga të dyja ekipet, që tentojnë portat respektive gjatë kësaj pjese të parë, por gjithçka mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0. Rezultati nuk ndryshon as në fraksionin e dytë të takimit, pavarësisht rasteve të shumta, si nga ana e ekipit të Tiranës, ashtu edhe nga skuadra e Egnatias. Rrogozhinasve iu anullua një gol nga VAR, me Dëamena që kalon në avantazh Egnatian, por sulmuesi Redi Kasa i cili jep asistin e golit është në pozicion jashtë loje. Koha e rregullt nuk mjafton, me skuadrat që i drejtohen minutave shtesë të kësaj finaleje. Ndërkaq, përfundoi pa gola edhe shtesa e parë 15 minutëshe, teksa në 15 minutat e tjera shtesë, rrogozhinasit gjetën golin e epërsisë me Xhekson. Arbitri kryesor akordon një 11-metërsh në favor të Egnatias, teksa është Xhekson ai që e merr përsipër ta gjuajë penalltinë. Futbollisti rrogozhinas gjuan 11-metërshin, por Lika pret, teksa është sërish Xhekson ai që gjendet mirë dhe e shtyn topin në rrjetë. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-0, me Egnatian që për herë të parë në historinë e saj si skuadër luajti një finale të Kupës së Shqipërisë dhe ia doli ta fitojë. Në fund të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës së Shqipërisë, që iu dorëzuan Egnatias nga zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lutfi Nuriu. FORMACIONET ZYRTARE: Tirana – Egnatia TIRANA: Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratçe, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj. Trajner: Orges Shehi EGNATIA: Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Duamena, Xhekson. Trajner: Edlir Tetova. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments