Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREEgjipti përpiqet të ndërmjetësojë mes Hamasit dhe Izraelit

Egjipti përpiqet të ndërmjetësojë mes Hamasit dhe Izraelit

Egjipti tha se po mban “kontakte intensive” me palët ndërkombëtare me ndikim për të ndalur përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit palestinezo-izraelit.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry telefonoi shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel, për të diskutuar “përshkallëzimin serioz në nivelin palestinezo-izraelit”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme egjiptiane.

Ndërkohë, Arabia Saudite, e cila ka negociuar me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve, ka bërë thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme” të armiqësive midis palestinezëve dhe Izraelit.

SHBA-ja, një aleate kryesore e të dy vendeve, po ndërmjetëson bisedimet e normalizimit.

Ministria e Jashtme e mbretërisë bëri thirrje në një deklaratë për mbrojtjen e civilëve nga dhuna dhe ushtrimin e vetëpërmbajtjes.

Mbretëria paralajmëroi se “vazhdimi i okupimit, privimi i popullit palestinez nga të drejtat e tij legjitime dhe përsëritja e provokimeve sistematike kundër shenjtërive të tyre” mund të çojë në ndezjen e tensioneve.

Ndërkohë, Hezbollahu i mbështetur nga Irani përshëndeti sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë “heroik”.

Ai tha se mbante kontakte të drejtpërdrejta me udhëheqësit palestinezë brenda dhe jashtë territoreve palestineze për të kryer një “vlerësim të vazhdueshëm” të operacioneve.

Hezbollahu është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe,  Izraeli dhe Liga Arabe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ