Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEdukimi parafillor do të bëhet i obliguar nga viti i ardhshëm

Edukimi parafillor do të bëhet i obliguar nga viti i ardhshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se edukimi parafillor do të bëhet i obligueshëm nga viti i ri shkollor 2024/2025. Sipas saj, ky ligj specifikon qartësisht edhe dënimin e çfarëdo forme të dhunës. Kështu ka thënë ajo gjatë prezantimit të Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ku shtoi se do të shtohet cilësia e kujdesin dhe edukimit në fëmijërinë e hershme. Në lansimin e këtij ligji, ministrja Nagavci tha se faza e fëmijërisë kërkon vëmendje të veçantë. “Fëmijëria është pjesa më e ndjeshme e jetës së njeriut. Dhe si e tillë është një fazë që kërkon vëmendje të veçantë dhe kujdes të vazhdueshëm nga familja, shoqëria dhe natyrisht edhe nga politikëbërësit. Vitet e para të jetës së secilës fëmijë, janë thelbësore për zhvillimin fizik të individit, për zhvillimin psikologjik dhe emocional, sepse në atë periudhë ndërtohet dhe ndikohet si asnjëherë më shumë nga ambienti përreth duke perceptuar dhe përpunuar informacione të panumërta që lënë ndikim dhe gjurmë të pashlyeshme në secilin individ”, u shpreh Nagavci. Nagavci shtoi se edukimi parafillor do të bëhet i obligueshëm nga viti i ardhshëm shkollor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments