Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur se ka nisur zyrtarisht edicioni IV i projektit ekipet sportive në shkolla, me trajnimin e mësuesve dhe trajnerëve të basketbollit.
“160 trajnerë kanë zhvilluar trajnim praktik dhe teorik për grupmoshat U19, U16 dhe U18 me lektorët Afrim Bilali dhe Bruno Hoxha”, theksoi KOKSH në një postim në rrjetet sociale.
Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH që ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.
Në programin e ekipeve sportive në shkolla vitin e kaluar shkollor u angazhuan më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik.