Trafik ajror i pezulluar, bursat dhe bankat vonojnë hapjen dhe grupe mbështetësish gjenden jashtë shkollave: në Korenë e Jugut, ekuivalenti i diplomës së maturës është një kauzë kombëtare dhe asgjë nuk i lihet rastësisë.

Imazhi i gjimnazistëve të përqendruar dhe nervozë dhe e prindërve të emocionuar dhe të stresuar jashtë qendrave të provimeve është një ndjesi universale.

Por, në Korenë e Jugut, kjo ditë shkon përtej mjedisit shkollor.

Gjatë provimit të gjuhës angleze, Ministria e Transportit vendosi një ndalim për të gjitha uljet dhe ngritjet e avionëve.

Për të shmangur trafikun e rënduar në mëngjes që mund të shkaktoje vonesën e studentëve, disa shërbime publike dhe banka u kërkuan punonjësve të tyre të fillojnë punën një orë më vonë.

Videot e policisë që shoqërojnë maturantët në sallat e provimeve që janë me vonesë bëhen virale çdo vit.

Rezultatet e mira në këtë provim njëditor te njohur si ”Suneung” janë thelbësore për të siguruar një vend në universitetet më të mira të vendit.

Suneung është një test i përdorur për të renditur studentët bazuar në rezultatin e tyre të përgjithshëm.

Sa më i lartë të jetë rezultati i një studenti, aq më shumë mundësi zgjedhjeje do të ketë.