Spanja po planifikon ndalimin e medieve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duke ndjekur shembullin e Australisë.

“Spanja tani po i vë fjalët e saj në veprim”, tha sot kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez në Samitin Botëror të Qeverive, në Dubai.

Masat do të ndalojnë aksesin në media sociale për të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeç, do t’i japin fund pandëshkueshmërisë për drejtuesit e platformave sociale që nuk i përmbahen urdhrave të fshirjes dhe do të krijojnë një sistem për gjurmimin e komenteve të urrejtjes.

Sánchez nuk e saktësoi se si do të arrihej kjo. Kryeministri i krahasoi mediet sociale me një shtet të dështuar në të cilin ligjet shpërfilleshin dhe krimet toleroheshin.

Masat janë prezantuar tashmë në parlamentin spanjoll nga qeveria e pakicës së Sánchez mbi kufizimet e moshës, të cilat mbështeten gjithashtu në parim nga partia më e madhe e opozitës, Partia Popullore konservatore (PP). Megjithatë, shumë detaje janë ende të paqarta.

Nëse masat e planifikuara rrezikojnë gjithashtu fitimet e kompanive të mëdha të teknologjisë amerikane, Spanja mund të nxisë zemërimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump

Sánchez theksoi se do të ndiqet politika “zero tolerance” ndaj çdo forme të shtrëngimit të jashtëm.

Në Australi, personave nën moshën 16 vjeç u është ndaluar së fundmi të kenë llogaritë e tyre në mediat sociale në shumë platforma kryesore.

Në Britaninë e Madhe, Dhoma e Lordëve votoi gjithashtu në favor të ndalimit të mediave sociale për personat nën 16 vjeç javën e kaluar, i cili tani duhet të miratohet nga Dhoma e Komuneve.

Në Danimarkë, qeveria ra dakord së bashku me opozitën, për të ndaluar medieve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Vendimi, gjithashtu po diskutohet në Gjermani