Banorët në qytetin jugperëndimor të Japonisë janë sulmuar nga majmunët që po përpiqen të rrëmbejnë foshnjat, duke kafshuar dhe gërvishtur mishin e tyre dhe të cilët po futen fshehurazi në çerdhe. Që nga 8 korriku, majmunët kanë sulmuar 58 persona dhe sulmet po bëhen aq serioze saqë autoritetet e qytetit Yamaguchi kanë angazhuar një njësi speciale gjahu për këto kafshë, të armatosur me armë qetësuese. Vendosja e kurtheve ishte e pasuksesshme, sepse këta majmunë nuk janë të interesuar për ushqim. Viktimat më të zakonshme të majmunëve janë fëmijët dhe të moshuarit. “Ata janë shumë të zgjuar dhe të aftë për të sulmuar fshehurazi nga pas dhe shpesh kapin njerëzit nga këmbët”, tha një zyrtar.https://ata.gov.al/2022/07/28/edhe-majmunet-terrorizojne/
Edhe majmunët…
RELATED ARTICLES