Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALE Ecuri pozitive e censit, nuk ka pasur gjoba për deklarime të rreme 

 Ecuri pozitive e censit, nuk ka pasur gjoba për deklarime të rreme 

Censi i Popullsisë dhe Banesave i shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të periudhës së parashikuar në terren, ka pasur ecuri pozitive. Kështu deklaroi sot për mediet, drejtoresha e përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, teksa informoi se gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të Cens. Dhuli deklaroi se deri tani nuk ka pasur shkelje që dëmtojnë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Sipas saj, nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Për të shmangur penalitetet në rastet e refuzimeve, banesave pa kontakt apo informacioneve të rreme, Dhuli ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi. Ajo tha se, për pyetje apo informacione shtesë çdo person mund të kontaktojë numrin jeshil falas të INSTAT (0800 22 44). Censi i Popullsisë dhe Banesave ka filluar në datën 18 shtator 2023 dhe do të zgjasë deri më 15 nëntor 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments