ECAC: Investime në teknologji të reja që ulin ndikimin mjedisor të aviacionit

0
2

Takimi i Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të vendeve anëtare të ECAC, vuri në fokus analizimin e zhvillimeve të vitit 2025 dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike për vitin e ardhshëm.

Sipas AAC-së, diskutimet përfshinë standardet e sigurisë, efikasitetin operacional, inovacionin teknologjik dhe qëndrueshmërinë mjedisore në aviacion.

Gjatë forumit, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit evropian dhe harmonizimit të praktikave ndërmjet vendeve anëtare, si dhe shkëmbimit të të dhënave dhe përvojave për të përmirësuar menaxhimin e rreziqeve dhe performancën e sektorit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua qëndrueshmërisë mjedisore, ku vendet anëtare theksuan domosdoshmërinë për të ndjekur politikat evropiane për reduktimin e emetimeve, rritjen e efikasitetit të fluturimeve dhe investimet në teknologji të reja që ulin ndikimin mjedisor të aviacionit.

Rezultatet dhe angazhimet e marra në këtë takim, forcojnë misionin e ECAC për promovimin e një aviacioni civil të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm në të gjithë Evropën, ndërsa AAC do të vazhdojë të punojë për implementimin e iniciativave të dakorduara dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë