Shqipëria – destinacioni i ri nën radar – ofron një ndërthurje të vendeve arkeologjike, maleve dhe fshatrave tradicionale plot hijeshi, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze të udhëtimeve “Easy Voyage”. Vitet e fundit, turizmi në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më në rritje – dhe ky vend ballkanik është kthyer shpejt në destinacionin kryesor evropian. I pasur në trashëgiminë e tij – historike dhe natyrore – Shqipëria kryeson mes vendeve të lashta arkeologjike. Vendi mesdhetar është gjithashtu shtëpia e liqeneve dhe plazheve ku mund të pushoni këtë verë!