Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla po marrin pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin. Ministrja Xhaçka zhvilloi sot një takim me ministren e Kosovës, Gërvalla për të biseduar për të ardhmen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. “Me kolegen e miken Donikën, në konferencën e Berlinit, një mundësi e mirëpritur për të diskutuar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe bashkërendimin e përpjekjeve, sidomos për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.https://ata.gov.al/2022/10/22/xhacka-gervalla-e-ardhmja-e-kosoves-ne-organizatat-nderkombetare/
E ardhmja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
RELATED ARTICLES