Modelja Bella Hadid thyen heshtjen dhe ofron një ”mea culpa”, pas polemikave rreth fushatës së re reklamuese të ”Adidas” në të cilën ajo është protagoniste e veshur me modelin atleteve të vrapimit, modeli SL72, të frymëzuara nga një atlete që debutoi në Olimpiadën tragjike të Mynihut të vitit 1972, kur u morën peng dhe u vrarë nga militantët palestinezë 11 atletë izraelitë. Hadid, e cila është palestineze nga ana e babait, nuk ka qënë në dijeni se çfarë përfaqësonte ajo reklamë, ku ”Adidas” e zgjodhi atë si një një modele të njohur. “Nuk do ta kisha lënë kurrë veten të isha e përfshirë në punën time për diçka që ringjall një tragjedi të tmerrshme”, theksoi supermodelja, duke shpjeguar se, përpara reklamës e cila ngjalli polemika, ajo nuk ishte në dijeni të lidhjes historike të SL72 me ”ngjarjet mizore” të Lojërave Olimpike të Mynihut. ”Duhet ta kisha ditur më mirë. Unë nuk besoj në urrejtje në asnjë formë dhe kjo përfshin antisemitizmin”,” pranoi topmodelja, që kohët e fundit kontribuoi financiarisht për të mbështetur përpjekjet humanitare në Gaza. Edhe ”Adidas” nga ana e tij kërkoi falje duke thënë se kishte bërë “një gabim të paqëllimshëm” dhe e tërhoqi reklamën