Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDyfishohet numri i turistëve francezë në Shqipëri

Dyfishohet numri i turistëve francezë në Shqipëri

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me Christophe Marchais, zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të “ADN Tourisme”, Federatës Kombëtare të Turizmit në Francë. Kumbaro dhe Marchais shkëmbyen ide të vyera për organizimin më të mirë të institucioneve të turizmit dhe promovimin e Shqipërisë në Francë. “Ka një interes të shtuar të tregut francez për Shqipërinë, që konfirmohet nga 58 mijë turistët që kanë ardhur këtë vit nga janari deri në gusht, rreth dyfish më shumë se viti i kaluar”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. Ministrja Kumbaro theksoi se po fokusohemi në krijimin e bashkëpunimeve konkrete me turoperatorët francezë, ku së shpejti do të kemi edhe vizita të tyre në Shqipëri si domosdoshmëri për ta bërë hartën tonë pjesë të intinerareve turistike. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rajoneve Malore Frankofone, që po zhvillohet në Francë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments