“Buxheti që adreson sot qeveria në mbështetje të fermerëve, bujqësisë dhe zhvillimit rural është dyfish më i lartë nga ajo që financonte dje qeveria e djathtë”. Kështu deklaroi sot gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2023, teksa iu referua shifrave të buxhetit në dispozicion të sektorit të bujqësisë nga qeveria e djathtë që ishin mesatarisht në 5,9 miliardë lekë, ndërsa sot buxheti për bujqësinë është rritur në 14.2 miliardë lekë. “Ju ofronit më pak se gjysma e buxhetit që adreson sot qeveria socialiste. Për sektorin e bujqësisë, këtij sektori që ju i qani hallin me fjalë, por kur e keni në dorë vendimmarrjen, bëni të kundërtën. Jepnit vetëm gjysmën e buxhetit që vëmë ne në dispozicion. Prandaj atëherë eksportet bujqësore ishin 149 milionë dollarë dhe sot vetëm për këtë vit në 10- mujor kemi shkuar në 441 milionë dollarë”, tha ministrja. “Për ta ilustruar këtë fakt, të nderuar fermerë, se si qeveria e djathtë përballte krizën e ekonomisë nisur në 2008-ën, buxheti i alokuar nga qeveria e djathtë në vitin 2009, i jepte bujqësisë një buxhet prej 6.6 miliardë lekë dhe mbështetje për fermerët prej 1.4 miliardë lekë. Ndërkohë qeveria socialiste në vitin 2022 i ka dhënë bujqësisë 13.7 miliardë lekë dhe fermerëve mbështetje me 7.1 miliardë lekë, nga të cilat 4.9 miliardë mbështetje e drejtpërdrejtë”, deklaroi Krifca. Ministrja tha se projektbuxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është 14.2 miliardë lekë, apo 12% më i lartë se buxheti fillestar i parashikuar në planifikimin buxhetor afatgjatë. “Përsëri me rritje nga buxheti i këtij viti, kjo sepse ne jemi të përgjegjshëm, jemi koherentë. Nevoja sot thërret për ta mbështetur bujqësinë për të rezistuar ndaj rritjes së kostove të prodhimit, për të përballuar shkëputjen e hallkave të zinxhirit furnizues. Por ne e themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi, duke buxhetuar dhe duke mbështetur”, tha ministrja.https://ata.gov.al/2022/11/09/krifca-dyfishim-i-buxhetit-per-bujqesine/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on