Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDIS“Dyert e bukura” , Berat

“Dyert e bukura” , Berat

Muzeu Historik Kombëtar publikoi në rrjetet sociale “Dyert e bukura” të kishës së Shën Kollit në kalanë e Beratit. “Dyert e bukura” kanë qenë pjesë e ikonostasit të kishës së Shën Kollit, në kalanë e Beratit. Vite më vonë ato janë përshtatur për kishën e “Shën Mërisë” së Vllahernës në Berat. “Dyert e bukura” datojnë në vitin 1591. Ato janë pikturuar nga Onufër Qiprioti.

Secila derë është e ndarë në dy hapësira prej bordurave të gdhendura në trajtë gërsheti. Në pjesën e sipërme të dyerve paraqiten profetët Davidi e Isaia, që mbajnë pergamenë në duar. Në pjesën e poshtme të “Dyerve të bukura” është pikturuar skena e Ungjillëzimit, ku kryeëngjëlli Gabriel njofton Shën Mërinë, se do të ketë një fëmijë. Nën këmbët e kryeëngjëllit Gabriel, Qiprioti ka shënuar emrin e tij: ΧΕΙΡ ΟΝΟΥΦΡΙΟΥ ΚΙΠΡΕΟΥ ΕΤΟΥΣ /ΑΦΖΑ “Dora e Onufër Qipriotit, viti 1591”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments