Dy të rinj shqiptarë, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Mirjan Topi dhe Ferdinand Bego, kanë bërë një zbulim shkencor mbi studimin dhe ruajtjen e shpendëve të egër.Mjeti inovativ quhet “Laguna e Nartës” dhe përdoret për kapjen e kontrolluar të shpendëve, me qëllim kërkimor.

Zbulimi i tyre është tashmë i publikuar në Revistën Shkencore Ndërkombëtare të Studimit të Shpendëve të Rendit të Baltakëve, duke vendosur një pikë referimi për ornitologjinë shqiptare.

Zonat e mbrojtura në Shqipëri shquhen për diversitetin e botës së gjallë ndërkohë që janë rigjallëruar nismat për ruajtjen dhe studimin e faunës.