Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se, “pas mundësimit me sukses të shërbimit elektronik, mbi kërkesat e punësimit të shtetasve të huaj në vendin tonë, nga sot, vjen një lajm tjetër i mirë për bizneset që kërkojnë të rekrutojnë staf nga vende jashtë Shqipërisë”.
Sipas tij, dy shërbime të reja ofrohen në platformën e-Albania, për paketën e “Lejes Unike” një dokument i domosdoshëm për qëndrimin dhe punësimin e shtetasve të huaj në vendin tonë.
“Përmes e- Albanias bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre:”Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… që konfimon besueshmërinë e subjektit sa i takon precedentëve, të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte. Përmbushjen e kushteve të punësimit dhe jetesës së punëmarrësve nga ana e subjektit dhe vleresimin e përfshirjes ose jo, në veprimtari të paligjshme të shtetasve të huaj.
Vetëm pasi subjekti të jetë pajisur me vlerësimin paraprak pozitiv, mund të vijojë me aplikimin dytë. “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16407″, tha Gonxhja.
Ministri bëri të ditur se, me e-Albania, bizneset do të kenë mundësi që nëpërmjet shërbimeve elektronike të pajisen fillimisht me konfirmimin e strukturave përgjegjëse shqiptare, që i hap rrugë kërkesës për aplikimin për lejen unike të shtetasve të huaj, të cilët do të punësohen pranë këtyre subjekteve tregtare.
“Procedurë e thjeshtë dhe transparente në një aplikim që kryhet brenda pak minutave e-Albania”, u shpreh Gonxhja.