Saturday, September 28, 2024
HomeMJEDISDurrësi përfshihet në Xhiron e Italisë të Varkave me Vela

Durrësi përfshihet në Xhiron e Italisë të Varkave me Vela

Durrësi përfshihet në Xhiron e Italisë të Garave me Vela. Gara e Italisë e Varkave me Vela është një nga sportet më popullore e tradicionale që jo vetëm tërheq të pasionuarit pas sporteve ekstreme ujore, por edhe promovon fuqishëm pikat e shumta turistike të bregdetit italian. Futja edhe e Durrësit në hartën e këtij aktiviteti me etapën “Vendi i shqiponjave – Durrës”, i hap një perspektivë të re zhvillimit të këtij sporti edhe në vendin tonë, duke u bërë edhe një promovues elitar i bukurive të bregdetit shqiptar të Adriatikut dhe nxitjes së turizmit. Aktiviteti do të zhvillohet nga data 16 qershor deri më 21 korrik 2024, ndërsa etapa e Durrësit do të jetë në datat 6-9 korrik, njofton Marina Ushtarake Italiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments