Në qytetin e Durrësit vijon puna për ndërtimin e parkimit publik.
Ky parkim ndodhet pranë Stacionit të Trenit dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm problematikën e drejtuesve të automjeteve.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri të ditur sot se qendra e re e parkimit në Durrës do të ketë 400 vende parkimi, si dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, ambienteve për zyra dhe aktiviteteve të tjera.
E ndodhur midis stacionit të trenit, portit të qytetit, terminalit të autobusëve interurbanë, qendrës së qytetit dhe daljes në drejtim të rrugëve kombëtare, qendra e re e parkimit ka një potencial të veçantë në qytet, për zhvillimin, jo vetëm të zonës përreth, por dhe më gjerë.
Parkingu publik në Durrës do të ketë lidhje edhe me segmentet e hekurudhës dhe portit më të rëndësishëm të vendit.