Mbi 10 mijë tonë mallra po përpunohen sot në portin e Durrësit. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 7 anije tregtare me 10 849 tonë mallra dhe rreth 1 325 njësi konteinerike janë ankoruar në port . Konkretisht po përpunohen 3 anijeve me rreth 5 600 tonë mallra dhe 241 njësi konteinerike, 3 anije me 1 084 njësi konteinerike janë në radën portuale dhe 1 anije me 5 250 tonë mallra janë në pritje për tu përpunuar në orët në vijim. Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit. Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës. atsh
Durrës, mbi 10 mijë tonë mallra po përpunohen në port
RELATED ARTICLES