Në kalatat e portit të Durrësit sot po përpunohen 4 anije tregtare, me 10,200 tonë mallra të ndryshme. Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se 2 anije janë në përpunim, 1 në radën portuale dhe 1 në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim. “E mërkura nis me përpunimin e 4 anijeve tregtare me rreth 10,200 tonë mallra: 2 anije me 4,450 tonë mallra në përpunim, 1 anije me 1,862 tonë mallra në radën portuale dhe 1 anije me 3,806 tonë mallra në pritje në orët në vijim”, theksoi APD. Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit. Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
Durrës, mbi 10 mijë tonë mallra përpunohen në port
RELATED ARTICLES