Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar sot në Korçë, ku u bë prezantimi publik i propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit nga 3 studiot ndërkombëtare të përzgjedhura për fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit. Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet Duka tha se, “nisur nga investimet e bëra, projektet e reja që po nisim, por edhe eksperienca e fituar në organizimin e eventeve të rëndësishme ndërkombëtare, FSHF ka aplikuar dhe do të jetë pjesë e garës për të organizuar në vendin tonë finalet e Kampionatit Europian për të rinj, në vitin 2025”. Ai u ndal dhe tek investimet e bëra në infrastrukturën sportive në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. “Bashkë me qeverinë nën kujdesin e Kryeministrit në një kohë rekord projektuam, ndërtuam dhe përfunduam “Elbasan Arena”, stadium nga ku nisi rruga për të shkuar në finalet e Euro “Francë 2016”. Vitet që pasuan ndërtuam edhe dy stadiume të tjera me të njëjtin bashkëpunim me qeverinë shqiptare, atë të Shkodrës dhe të Kukësit”, tha Duka. Ai u shpreh se , “të tre këto stadiume kanë ndryshuar faqen e kampionateve shqiptare të futbollit. Futbollistët janë ndjerë më mirë, më të vlerësuar e kanë performuar më mirë, por edhe spektatorët e shtuar tashmë në shkallët e stadiumeve janë ndjerë më komodë e më komfort”. Duka shtoi se, “në vitin 2017 filluam projektin ëndërr të Stadiumit Kombëtar, që e realizuam në dy vite dhe e inauguruam në nëntor 2019. Padyshim, një ndër veprat më të mira të realizuara ndonjëherë në Shqipëri, një stadium e një qendër atraksioni për Shqipërinë”. Ai u shpreh se, “falë kësaj kryevepre 25 maji 2022 do të mbahet mend gjatë, me organizimin e finales së UEFA Conference League në Tiranë, ku Arena jonë kombëtare solli Shqipërinë në qendër të opinionit mbarëbotëror dhe në një organizim perfekt”. Duka theksoi se, gjithë këto investime e kanë futur Shqipërinë në hartën e vendeve me infrastrukturë të zhvilluar, çka çoi në besimin që UEFA pati ndaj nesh duke na besuar organizimin e disa turneve ndërkombëtarë në Shqipëri dhe vetëm për vitin 2023 plot 10 të tilla. Ai tha se, “me përfundimin e këtyre tre stadiumeve të reja, ndoshta dhe një të katërti në Tiranë, stadiumit “Selman Stërmasi”, marrim vendin e parë në rajon sa i përket infrastrukturës futbollistike”. Duka u ndal dhe tek Ligji i Sponsorizimit ku theksoi se, “nuk do të jetë një peshë e përhershme në buxhetin e shtetit, jo një shpenzim i pakthyeshëm, por përkundrazi një investim shumë i suksesshëm”. “Ky ligj do mund të hedhë themele të forta për industrinë e futbollit, duke sjellë më shumë taksa në buxhet. Edhe sot që flasim, futbolli ka një ndikim pozitiv në ekonomi me 146 milionë euro në vit. E nëse e kthejmë në një “industri të rëndë” si në shumë vende të Europës, ato taksa do të shumëfishohen”, përfundoi Duka. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on