Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në Konferencën Kombëtare “Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri”, që u zhvillua nën organizimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Aktivitetit të zhvilluar sot në Pallatin e Kongreseve të Tiranës i parapriu edhe Panairi i Vlerave të Sportit, ku FSHF prezantoi në pavijonin e saj historikun dhe arritjet kryesore të futbollit në Shqipëri ndër vite e u shumë të rinj e të reja u informuan për aktivitetet që organizon Federata e Futbollit dhe investimet e mëdha në infrastrukturë. Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës Presidenti Duka tha se sporti shqiptar përballet sot me shumë sfida, ku në majë qëndron synimi për krijimin e kulturës sportive. Duke iu referuar studimeve në Shqipëri vetëm 3-4% e popullsisë ushtron sport në diferencë nga Bashkimi Europian ku mesatarja është 40%, shifra këto alarmante që kërkojnë ndërhyrje dhe veprime konkrete. Më tej, numri një i qeverisë së futbollit bëri një pasqyrë të transformimit të futbollit pas viteve 90-të, sidomos në aspektin organizativ dhe duke rritur ndjeshëm numrin e kompeticioneve kombëtare krahasuar me tre dekada më parë. “Sot që flasim, organizohen 23 gara kombëtare për djem, 3 gara kombëtare për vajza, kampionate Rajonale për djem e vajza si dhe kompeticione kombëtare për futbollin amator 5×5, 6×6 dhe 9×9 ku në total luajnë 22 mijë futbollistë profesionist, gjysmë profesionist dhe amator. Futbolli i vajzave është gjithashtu një hapësirë e rëndësishme në futbollin tonë, një prioritet i madh i Federatës. Edhe pse ka pak më shumë se një dekadë që ka nisur, numëron 2 mijë vajza që luajnë futboll në të gjithë vendin dhe falë projekteve e nismave që kemi ndërmarrë synojmë dyfishimin brenda dy viteve të ardhshme. Çdo fundjavë 1140 ekipe futbolli djemsh dhe vajzash të të gjitha niveleve luajnë futboll në gjithë territorin e vendit. Mbi 650 zyrtarë janë të angazhuar në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Mbi 100 mijë njerëz të përfshirë direkt krijojnë një ekonomi futbolli, që konsumon dhe kontribuon në ekonominë shqiptare”, – theksoi Presidenti Duka, i cili gjithashtu përmendi edhe punën e madhe që është bërë në drejtim të edukimit dhe formimit të profesionistëve të futbollit përmes kurseve të nivelit ndërkombëtar e me licenca që njihen në të gjithë botën për trajnerë, përgatitës atletik, trajnerë portierësh, skaut, drejtor dhe administrator sportiv, video-analistë, mjekë e fizioterapistë sportivë. Gjithashtu, Presidenti i FSHF-së u ndal te investimet në infrastrukturë, teksa përmendi ndërtimin e veprave madhore si stadiumet “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”, “Kukës Arenan”, “Air Albania Stadium”, kompleksin modern Shtëpia e Futbollit apo edhe shumë fusha të ndërtuara në të gjithë vendin. “Fale kësaj pune, UEFA na ka besuar organizimin e shumë aktiviteteve ndërkombëtare. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, u shërbejmë të rinjve, për ti afruar akoma më shumë me sportin tonë, përmirësojmë eksperiencën tonë organizative dhe shërbejmë gjithashtu si promotor turistik të vendit tonë. Vetëm në katër vitet e fundit kemi organizuar dhe po vazhdojmë të organizojmë 30 aktivitete ndërkombëtare për djem dhe vajza duke mirëpritur në Shqipëri më shumë se 3 mijë futbollistë e zyrtarë që kanë qëndruar mesatarisht 8 ditë në zonën tonë bregdetare. Qershia mbi tortë e këtyre organizimeve, ishte finalja e madhe historike e UEFA Conference League që e ktheu Tiranën dhe Shqipërinë në epiqendër të futbollit botëror me 155 shtete në të gjithë botën që e transmetuan këtë finale duke i bërë vendit tonë reklamën më mbresëlënëse të kryer ndonjëherë. Mijëra tifozë, gazetarë, figura legjendare futbolli, sponsor, njerëz nga bota e financës dhe menaxhimit, patën mundësi të kalonin orë fantastike në Tiranë duke gjetur një mikpritje dhe një organizim perfekt”, – u shpreh ndër të tjera ai. atsh
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on