Monday, November 18, 2024
HomeSOCIALEDuhet një ligj për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë

Duhet një ligj për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë

Shoqata SHPPAT organizoi Konferencën e dytë për vazhdimin e aksionit për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë sipas standardeve ligjore që zbatohen në profesionet e mirëqënies dhe artit trupor në vendet e Bashkimit Europian. Ilir Tafaj, President i SHPPAT theksoi se tashmë një ligj i veçantë i përafruar me standartet e BE është aferaprovimit në vendin tonë. Përfaqesuesja nga Dhoma e Zejeve Koblenz në Gjermani vuri theksin në domosdoshmërinë e këtij ligji për të rritur standartet, profesionalizmin si dhe për të qenë një treg i konkurueshëm. Gjatë kësaj konference u diskutuar dhe u nda eksperienca gjermane, italiane dhe situata në Shqipëri me përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri, Dhoma e Zejeve Koblenz Gjermani, Specialiste bukurie Itali, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, GIZ Albania etj.https://lajme.rtsh.al/artikull/shoqata-shppat-tafaj-duhet-nje-ligj-per-mbrojtjen-e-vlerave-profesionale-etike-dhe-cilesise

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments