Në Kinshasa emocionet e asaj ndeshjeje ruhen edhe sot në memorien e adhuruesve të këtij sporti.

Është diçka që ka shënuar një kujtim të pashlyeshëm të epokës kur mbretërit e ringut u përballën me njëri-tjetrin.

Janë shkruar libra dhe janë bërë filma për atë ndeshje të ndjekur nga një miliard njerëz, një e katërta e popullsisë së botës, një prej të cilëve “When We Were Kings”, fitoi Oscar-in për filmin më të mirë dokumentar.

Ajo sfidë magjike ndryshoi jetën e atyre që e luanin, sepse Aliu, “Më i madhi” siç e përkufizonte veten dhe konsiderohej nga shumëkush, u rikthye në fronin e botës, ndërsa “Big George” Foreman pati një krizë mistike që pothuajse e shtyu atë të largohej nga sporti i boksit.

“Rumble in the jungle”, përleshje në xhungël, ishte një magji e papërsëritshme për atmosferën që rrethonte ndeshjen dhe për dy pretendentët: njeriu me grusht prej çeliku kundër kampionit që kërcente si një flutur dhe thumbonte si bletë, Muhammad Ali.

Inteligjenca dhe dinakëria mbizotëruan mbi forcën brutale