Ashtu siç pritej, konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike në Dubai ka kaluar në kohë shtesë, pasi pjesëmarrësit po përpiqen të bien dakord për një tekst përfundimtar. Presidenti i konferencës, Sulltan al-Jaber nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fakt donte të përfundonte takimin e pothuajse 200 shteteve sot në orën 11:00 (07:00 GMT), por shumë vende mbeten të zhgënjyera që teksti nuk shkon aq larg sa i përket angazhimeve për t’i dhënë fund përdorimit të karburanteve fosile. Dje në mbrëmje, al-Jaber, gjithashtu kreu i kompanisë shtetërore të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte paraqitur një draft që Bashkimi Evropian, qeveria gjermane dhe dhjetëra shtete të tjera e kishin kategorizuar si zhgënjyese dhe joadekuate. Organizatat mjedisore gjithashtu ishin kryesisht të indinjuara dhe kërkuan përmirësime
DUBAI – Konferenca e OKB-së për klimën zgjatet përtej axhendës
RELATED ARTICLES