Në teatrin “Zihni Sako” u shfaq pjesa teatrale italo-shqiptare “Duaje babanë”, një dramë që trajton tema të thella sociale dhe që erdhi për artëdashësit nën interpretimin e artistëve italianë dhe ata shqiptarë.
Për herë të parë në skenë u ngjitën pesë aktorë, dy italianë dhe tre shqiptarë: Serena Osma, Aleksandër Kondi dhe Lejda Çeli, Ginevra Ciuni dhe Maria Barnaba.
Shfaqja, e realizuar nga artistë italianë dhe shqiptarë, preku publikun me fuqinë emocionale dhe ndjeshmërinë e saj, duke u kthyer në një hapësirë reflektimi dhe dialogu mbi vlerat që na lidhin përtej kufijve.
Në kuadër të Javës Italiane të Kulturës u shfaq edhe filmi “MIA”, kushtuar këngëtares së njohur Mia Martini.