Këndi “Dua të Luaj” në Lezhë është gati për fëmijët dhe të rinjtë. Programi “Dua të luaj”, synon, jo vetëm të përmirësojë cilësinë e jetës, por edhe të krijojë kushte optimale për edukimin e brezit të ri dhe bashkëveprimin social në komunitet. Nëpërmjet këtij projekti, FSHZH synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin njohës dhe motorik të brezave të rinj si dhe të ofrojë një hapësirë stimuluese për fëmijët, ku ndërthuren elemente natyrorë me lehtësi gjithëpërfshirëse dhe të krijojë kushte të favorshme për bashkëveprim të shëndetshëm në komunitet. Projekti zbatohet në hapësira publike të destinuara për parqe në zonat e banuara në të gjithë territorin e vendit. Ndërhyrjet në kuadër të këtij projekti konsistojnë kryesisht në projektimin e hapësirave të propozuara në bazë të kushteve arkitektonike dhe natyrore, me qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave në vendndodhjen e përcaktuar, ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike dhe njohëse të fëmijëve të moshave të ndryshme, dhe që aksesohet nga të gjithë, si dhe rimodelimi apo përmirësimi i këndeve të lojërave ekzistues të degraduar. Gjithashtu, FSHZH synon krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si p.sh., sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera mbrojtëse nga hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese, etj.