Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDua Lipa, koncert në Tiranë më 28 Nëntor

Dua Lipa, koncert në Tiranë më 28 Nëntor

Ashtu sikurse premtoi, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videomesazhin e këngëtares së njohur shqiptare. “Dua Lipa vjen me një super koncert në Tiranë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, theksoi Rama. Në videomesazhin anglisht dhe shqip drejtuar fansave të saj të shumtë, Dua shprehet se do të rikthehet në Shqipëri për koncert. “Mezi pres me ju pa në 28 nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, u shpreh Dua Lipa në videomesazh. Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Evropian të Rinisë, ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “Kryeqyteti Evropian i Sportit”. Investimet e shumta në fushën e infrastrukturës, krijimi i mjediseve sportive, bëri që kryebashkiaku Veliaj të merrte iniciativën për të aplikuar që kryeqyteti shqiptar të hidhte kandidaturën si “Qyteti Evropian i Sportit 2023” dhe Tirana të shpallej fituese. Dua Lipa ka hyrë në tregun ndërkombëtar prej disa vitesh dhe ka arritur të prekë majat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.https://ata.gov.al/2022/11/15/dua-lipa-koncert-ne-tirane-me-28-nentor-mezi-pres-tju-shoh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments