Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDRTK Gjirokastër restauron Teqenë e Koshtanit

DRTK Gjirokastër restauron Teqenë e Koshtanit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka publikuar një album fotografik nga punimet që po kryhen në “Teqenë e Koshtanit”, Monument Kulture, Kategoria e I. Specialistët e DRTK Gjirokastër gjenden në fshatin Koshtan të Tepelenës për të kryer restaurimet e nevojshme në këtë objekt kulti e njëkohësisht vepër me vlera të trashëgimisë tonë kulturore. Teqeja e Baba Muharremit në Koshtan është një objekt kulti që i përket fillimit të shekullit XX. Ky objekt ka pasur probleme me çatinë, në pjesën e oxhakut, ku është ndërhyrë për restaurimin e saj, si dhe është ndërhyrë në një pjesë të tavanit të brendshëm dhe në pastrimin e territorit përreth saj . Teqeja e Koshtanit në Tepelenë, është një nga objektet e rëndësishme të bektashinjve jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e më gjerë. Kjo teqe mbi 200-vjeçare zë një vend të rëndësishëm në historinë mbi tetë shekullore të tarikatit bektashian, jo vetëm si një qendër e edukimit të besimtarëve e përhapjen e këtij besimin në Jugun e Shqipërisë, por dhe si një qendër atdhetare dhe e arsimimit shqip. Teqeja e Koshtanit, ka një konstrukt të veçantë si objekt, me dhoma të bollshme, mejdanin, dhomën e pritjes e bisedave, ashefin, kuzhinën, mensën, dhomat e fjetjes etj. Më 15 tetor të vitit 1908, në këtë teqe, është çelur e para shkollë shqipe për Tepelenën. Madje, në kushtet ilegale të zhvillimit të arsimit shqiptar, në vitet më pas, në bankat e shkollës së teqesë u ulën nxënës jo vetëm nga Tepelena, por edhe nga Vlora, Mallakastra e Përmeti. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments