Mjeti ajror luftarak turk pa pilot i lartësisë së madhe, Bayraktar Akıncı, i prodhuar nga kompania turke e mbrojtjes Baykar, testoi me sukses një raketë IHA-230 të premten, e aftë për të goditur objektivat në një distancë deri në 140 kilometra. Hedhja testuese e raketës, raketa e parë supersonike ajër-tokë e Türkiyes e zhvilluar nga gjigandi i mbrojtjes turke Roketsan, u përfundua me sukses, tha Baykar në një deklaratë. Raketa IHA-230, e gjuajtur nga Bayraktar Akıncı në Poligonin e Sinopit, goditi cakun 140 kilometra larg në Detin të Zi me një goditje të drejtpërdrejtë. atsh