Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDrejt “Manastirit të Spilesë” në Gjirokastër

Drejt “Manastirit të Spilesë” në Gjirokastër

Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna që po kryejnë punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Gjirokastër në sitet kulturore. “Punonjësit e DRTK Gjirokastër, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit kanë ndërhyrë për hapjen, sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon në “Manastirin e Spilesë”, si dhe vendosjen e tabelave orientuese që të çojnë pranë këtij monumenti”, shkruan Margariti. Manastiri i Spilesë, është vetëm 2 km larg parkut të Antigonesë në fshatin Saraqinisht. Nga gjithë manastiri ka mbetur vetëm kisha, një objekt 400-vjeçar, i ndërtuar në shek e XVI. Nuk është vetëm kisha, por edhe një kompleks shpellash pranë tij. Në territorin e Manastirit të Spilesë i kanë rezistuar kohës dy kisha. E para është kisha e Shën Mërisë, që është e dekoruar në të gjithë hapësirat murale me afreske me motive biblike. Ndërkohë, Kisha e Shën Kollit, vendosur në një shpellë që gjendet në faqen shkëmbore në lartësinë rreth 30 metra. Kjo shpellë sipas gojëdhënave të vendasve ka shërbyer si vendflijim i eremitëve. Për këtë arsye ajo quhet Shpella e Eremitëve dhe aty gjenden të shpërndara eshtrat e eremitëve të vetësakrifikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ