Gjatë inspektimit, u vlerësua situata dhe u përcaktuan masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se njëkohësisht, u përcaktuan dhe masat për zgjidhjen përfundimtare të situatës, me qëllim parandalimin e përsëritjes së fenomenit dhe rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të qarkullimit në këtë aks rrugor.
Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor Librazhd-Korçë, në fshatin Dragostunjë do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit nga data 3- 5 shkurt gjatë intervaleve kohore 22:00 – 05:00.
Dy ditë më parë për shkak të rënies masive të dherave u bllokua nga të dyja anët aksi rrugor Librazhd-Korçë.





