Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve të komunave verore ka mbajtur sot takimin e parë. Kryesuesi i këtij grupi, Besim Myrtezani, tha për KosovaPress, se në këtë takim është diskutuar drafti fillestar. Ai bëri të ditur se takimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën derisa shtoi se udhëzimi administrativ në tërësi do të jetë gati me 1 shtator. Përmbyllja e tij i hap rrugë hapave për peticionin për largimin e kryetarëve që kërkon nënshkrimin e 20% të votuesve në komunë. Në këtë grup punues bëjnë pjesë përfaqësues nga Presidenca, Qeveria dhe shoqëria civile. Një javë më parë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat veriore të vendit.
Drafti fillestar për largimin e kryetarëve të komunave në veri
RELATED ARTICLES