Moti i kthjellët mbizotëron të gjithë territorin ndërsa termometri mëngjesin e së dielës ka zbritur në -7°C në shumicën e zonave malore, edhe në zonat e ulëta temperature e mëngjesit ka zbritur në 0°C ndërsa bregdeti ka shënuar vlera lehtësisht pozitive. Megjithë kthjellimet e ditës së sotme, në qytetet malore si Bajram Curri, Puka, Kukësi, Peshkopia dhe qytetet juglindore si Korça, Erseka dhe Bilishti, temperaturat maksimale do të mbeten në vlera negative nga -2 në -5°C. Edhe kthjellimet në zonat perëndimore të Shqipërisë nuk do të munden të ndikojnë temperaturat maksimale; termometri do të ngjitet jo më lart se 8°C në vijën bregdetare. Depërtimi i masave ajrore të acarta por të thata do të mbajnë të mbërthyer të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë javës tjetër ku kryefjala e motit do të jenë temperaturat e ulëta, ngricat dhe herë pas here era e fortë por jo reshjet. Reshjet në formë dëbore do të shfaqen për momente të shkurtra, në zona të izoluara malore por pjesa tjetër e vendit vetëm pas mesjavës kur pritet ardhja e masave ajrore detare dhe rritja e vlerave termike me 2-3°C, krijohet mundësia për reshje dëbore thuajse në çdo zonë të vendit.
Dr. Tanja Porja-Nga e diela deri të premten, temperatura të ulëta dhe ngrica në vend
RELATED ARTICLES