DPT bënë të ditur se në maj 2025 kontributet u rritë me 8.2% ndaj planit dhe 12% ndaj faktit.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) u rrit me 17.2% ndaj planit dhe 17.83% ndaj faktit.

Ndërsa referuar 5-mujorit 2025 kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë rritur me 3 miliardë lekë më shumë se plani ose 4.52% më shumë.

DPT informon se krahasuar me faktin e vitit të kaluar, rritja është 7.7 miliardë lekë më shumë, ose 12.1% më shumë.

“TAP regjistroi 4.5 miliard lekë më shumë se plani për 5 mujorin 2025, ose 15.33% më shumë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, rritja është 7 miliard lekë, ose 26.26% më shumë”, thuhet në njoftimin për shtyp të DPT-së.

Ky trend pozitiv i të ardhurave, sipas DPT-së “është tregues i qartë i performancës së mirë fiskale dhe administrimit efektiv të sistemit tatimor”.