Vetëm 130 persona nga 1024 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës gjatë periudhës Qershor 2022 – Mars 2024. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri me dije se “të gjithë ata që konsiderohen kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë”. Sipas DPSHTRR, në seancën e fundit të zhvilluar, nga 30 riregjistrime, u paraqitën 15 kandidatë ku vetëm 1 prej tyre rezultoi fitues. Nga 1024 riregjistrime në autoshkolla vetëm 12.7% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm. Sipas kuadrit ligjor të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me leje drejtimi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, kanë përfituar në sistem 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që janë bërë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri. Heqja e pikëve bëhet automatikisht në sistem në bazë të njoftimeve për shkelje të të normave të sjelljes siç është parashikuar në kapitullin V, të Kodit Rrugor. Të gjithë ata që humbasin pikët e patentës janë të detyruar sipas kuadrit ligjor në fuqi që të kthehen në autoshkollë dhe të ndjekin kursin normal teorik dhe praktik të riedukimit ndërkohë që pas përfundimit do të duhet që t’i nënshtrohet testit njëlloj si çdo i regjistruar për herë të parë. Testi i teorisë, bazuar në norma sjelljeje, është me 30 pyetje dhe me më shumë 3 gabime nuk kalon.
DPSHTRR, vetëm 12.7% e atyre që humbën patentën arritën ta rimarrin pas testimit
RELATED ARTICLES